Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e policit në atentatin e Lezhës: Nuk i pashë autorët, qëllova me armë për t’i neutralizuar

Zbardhet dëshmia e policit në atentatin e Lezhës: Nuk i

Është zbardhur dëshmia e policit i cili ishte i pranishëm në atentatin e ndodhur në një berberhane në Lezhë, ku mbeti i plagosur Sokol Daci.

Uniformat blu bëjnë me dije se polici ka deklaruar se nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes dhe se prania e tij në zonë ka qenë krejtësisht rastësore.

Sipas dëshmisë, për shkak të dinamikës së shpejtë të atentatit dhe rrethanave të krijuara, ai nuk ka mundur të identifikojë autorët, por ka pohuar se ka përdorur armën e zjarrit në përpjekje për t’i neutralizuar.

I plagosur mbeti Sokol Daci, me tre plumba, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës. Dyshohet se të shtënat kanë plagosur edhe një perosn tjetër që ndodhej në berberhane duke u qethur. Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për një nip të fisit të Nikulajve.

Të fundit