Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Nuk kam lidhje me atentatin ndaj Gentjan

Valter Bami ka dëshmuar para uniformave blu pasi u arrestua mbrëmjen e djeshme lidhur me atentatin në Larushk, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino.

Bami ka thënë para efektivëve se nuk ka lidhje me atentatin që kishte në shënjestër Gentjan Bejtjan. Ai ka pohuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ndodhej në banesës e tij.

Burime nga policia thonë se janë të bindur që 37 vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit që u gjet në gishtërinjtë e tij, është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

Deri tani ndaj Bamit rëndon vetëm akuza e “armëmbajtjes pa leje”.

Të fundit