Flash News

E-TJERA

Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj: Pse hoqëm dorë nga atentati në ‘Don Bosko’

Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj: Pse hoqëm dorë

Gentian dhe Indrit Beqiraj u arrestua dje nga policia pas goditjes së një grupi kriminal në Durrës që dyshohet se kryente vrasje me pagesë.

Beqirajt janë të përfshirë edhe në atentatin e ndodhur më 4 janar të këtij viti në zonën e ‘Don Boskos’ ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë. Vëllezërit Beqiraj kanë dëshmuar para bluve se në shënjestër të atentatit ishte Geron Hasanbelliun, kundërshtar prej vitesh i Kasandër Nogës i cili kishte porositur dhe ekzekutimin e tij.

Beqirajt kanë dëshmuar se punën jua ka propozuar Kevin Zeneli. Ata pohojnë se kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e Hasanbelliut në muajin dhjetor, por janë dorëzuar pasi sipas tyre ishte një objektiv i vështirë. Atentati është çuar deri në fund nga Zeneli.

“Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasander Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para vitit të ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot sepse është objektiv i vështire. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Me pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne”, thuhet në dëshminë e tyre.

Të fundit