Flash News

E-TJERA

Zbardhet dinamika e sherrit në Durrës, si u dhunuan dy kushërinjtë

Zbardhet dinamika e sherrit në Durrës, si u dhunuan dy

Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me sherrin e regjistruar këtë të premte në Durrës.

Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur, rreth orës 08:30, ku shtetasi K. K., 37 vjeç, ka dhunuar fizikisht B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç, të cilët janë kushërinj.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një armë me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari ka qëlluar në ajër, gjatë përplasjes me dy shtetasit.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.

Sekuestrohet arma me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari qëlloi në ajër, gjatë konfliktit.

Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K..

37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë.

Të fundit