Flash News

E-TJERA

Zbardhet dinamika/ Si ndodhi masakra me tre viktima në Klos, të rinjtë kërcënonin vajzën e viktimës

Zbardhet dinamika/ Si ndodhi masakra me tre viktima në Klos, të

Klosi u trondit dje nga një vrasje e dyfishtë, ku Fiqiri Mjeshtri qëlloi për vdekje fillimisht 17-vjeçarin Kenado Shira, dhe më pas ndërroi jetë në spital babai i tij Liri Shira.

E gjithë ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti që kishte nisur prej kohësh mes tre familjeve. Kenado Shira dhe Daniel Hasula, të dy kushërinj, kërcënonin vazhdimisht vajzën e autorit të ndjerë Fiqiri Mjeshtri, se do t’i publikonin në rrjet bisedat e saj me dy djemtë.

Vajza 16-vjeçare kishte njoftuar familjen rreth kërcënimeve që i vinin nga dy kushërinjtë.

Fiqiri Mjeshtri ishte kthyer nga emigracioni për të sqaruar konfliktin mes tyre. I shoqëruar nga dy vëllezërit e tij, Mjeshtri u takua me Kenado dhe Liri Shirën, si edhe Eglantin dhe Daniel Hasula në një lokal në Klos.

Ata kanë diskutuar dhe debatuar për një kohë të gjatë, kur në një moment 17-vjeçari i ndjerë Kenado Shira ka fyer dhe ofenduar vajzën e viktimës. Në këtë moment, Mjeshtri ka nxjerrë armën dhe fillimisht e ka plagosur Shirën. Ky i fundit ka tentuar të largohet por është qëlluar sërish duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, Mjeshtri ka qëlluar në drejtim të babait të viktimës Lirit i cili ndërroi jetë në spital. Të plagosur mbetën Eglantin dhe Daniel Hasula, ky i fundit në gjendje të rëndë për jetën. Të dy po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Autori i ngjarjes Fiqiri Mjeshtri ka kryer  vetëvrasje disa minuta pas ngjarjes në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.

Të fundit