Flash News

E-TJERA

Zbardhet draft-opinioni/ Komisioni i Venecias pro zgjatjes së mandateve për vetting-un

Zbardhet draft-opinioni/ Komisioni i Venecias pro zgjatjes së mandateve

Komisioni i Venecias i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë draft-opinionin lidhur me propozimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për zgjatjen e mandateve për organet e vetting-ut.

Burime bëjnë me dije se në opinionin paraprak të Venecias theksohet se “Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”. Opinioni final nga Komisioni i Venecias pritet të jepet më 10 Dhjetor.

Ishte Këshilli i Legjislacionit që i drejtoi disa pyetje Komisionit të Venecias lidhur me zgjatjen e mandateve për organet e vetting-ut, propozim ky i grupit parlamentar të PS-së. Për të realizuar këtë ndryshim kushtetues duhen edhe votat e opozitës.

Të fundit