Flash News

E-TJERA

Zbardhet drafti i KQZ, hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Zbardhet drafti i KQZ, hapat që duhet të ndjekin emigrantët

Zbardhet drafti i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve për sigurimin e votës së emmigrantëve. Çdo emigrant që ka më shumë se 3 muajsh jashtë Shqipërisë do të ketë të drejtën që të votojë atje ku e ka vendbanimin, por së parti duhet të paraqesë një kërkesë.për të gëzuar këtë mundësi duhet që të paraqesë paraprakisht një kërkesë.

Procedura për paraqitjen e kërkesave për të votuar, fillon jo më vonë se 15 ditë nga data e shpalljes së dekretit të Presidentit për caktimin e datës për zgjedhjet dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Kërkesa për regjistrim bëhet nga vetë votuesi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të tij, ose nëpërmjet një aplikacioni të instalueshëm në pajisje të ndryshme inteligjente, i miratuar nga KQZ. 

Emigrantët duhet të plotësojnë disa të dhëna të nevojshme për regjistrimin në zgjedhje, si edhe një foto të dokumentit identifikues të tij të lëshuar nga shteti shqiptar dhe/ose nga shteti ku ai banon. 

Më pas KQZ do të bëjë verifikimet e nevojshme. Nëse votuesi nga jashtë nuk ka deklaruar vendbanimin e saktë, atëherë kërkesa për regjistrim refuzohet.

Në këtë rast, votuesi nga jashtë njoftohet për refuzimin nëpërmjet e-mail, ose mesazhit telefonik, ose automatikisht pas aplikimit për regjistrim nëpërmjet faqes zyrtare së internetit të KQZ. Ai ka të drejtë të riaplikojë, duke respektuar afatet.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit