All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Zbardhet grabitja në Astir, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori; në pranga një 35-vjeçar

All - Paragraf - 1

Zbardhet grabitja në Astir, identifikohet dhe shpallet në kërkim

Është zbardhur grabitja e një pike të këmbimit valuator në Astir. Policia ka identifikuar autorin e grabitjes A. (M). T., 39 vjeç dhe është shpallur në kërkim.

All - Paragraf - 3

Në pranga është vënë një 35-vjeçar, E. M, i cili ka bashkëpunuar me autorin dhe ka penguar efektivët të zbardhin ngjarjen.

Autori më datë 24.06.2023, në Unazë të Re, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.

Shtetasi E. M., i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Policia ka sekuestruar biçikletën dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit, si dhe një automjet i vjedhur, të cilat u gjetën te garazhi i të arrestuarit.

Të fundit