Flash News

E-TJERA

Zbardhet atentati ndaj Edison Begajt, policia shpall në kërkim 36-vjeçarin që u maskua si polic

Zbardhet atentati ndaj Edison Begajt, policia shpall në kërkim
Pamje nga momenti i atentatit

Policia e Vlorës ka zbardhur tentativën për vrasje që iu bë Edision Begajt më 29 maj në Kaninë. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim Mitri Priftin, 36-vjeç.

Ky i fundit ishte i veshur si polic në momentin që tentoi të vriste Begajn, i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Policia bën me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur për 36-vjeçarin masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi akuzohet për dy vepra penale, “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas bluve, Prifti ka tentuar të vrasë Begajn për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të Begajt.

Të fundit