Flash News

E-TJERA

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Itali, dyshohet për një sherr banal

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Itali, dyshohet

Mediat italiane kanë zbuluar identitetin e viktimës së vrarë me tre të shtënat me armë zjarri në Montecalvoli: Kevin Muharremi, një adoleshent shqiptar i cili punonte në një lavazh makinash për të siguruar jetesën.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal në një bar në Capanne. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Miq dhe të afërm të viktimës nuk kanë pranuar të japin deklarata për mediat, ndërsa i ndjeri përshkruhet si një djalë punëtor dhe pa precedent penal.

Të fundit