Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Zbardhet identiteti, kush është shqiptari që dhunoi dhe detyroi partneren të abortonte fëmijën
Ymer Haxhiaj është 27-vjeçari shqiptar i cili dhunoi dhe detyroi të dashurën e tij 19-vjeçare, Athina Marula, të pijë kokrra për të ndërprerë shtatzëninë.
Haxhiaj dhe Marula ishin të lidhur dhe kishin bashkëjetuar për një periudhe kohe. Më pas për shkak të mosmarrëveshjeve, Marula ishte larguar drejt banesës së prindërve.
Pasi mësoi se e dashura e tij ishte shtatzënë, Haxhiaj i kishte kërkuar të abortonte. Ai e kishte marrë 19-vjeçaren në banesës, e kishte lidhur dhe pasi e kishte dhunuar, e kishte detyruar të pinte kokrra për abort.
Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh.
Për shkak të dështimit të pa kontrolluar, hemorragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë viktimën në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë.
Çdo gjë u zbardh mbas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga.