Flash News

E-TJERA

Zbardhet itinerari i vrasësit të Ardian Nikulajt, rruga që ndoqi pas ekzekutimit

Zbardhet itinerari i vrasësit të Ardian Nikulajt, rruga që ndoqi

Autori i vrasjes së Ardian Nikulajt mësohet se ka lëvizur me motor pasi kreu vrasjen. Autori ka zgjedhur aksin kryesor nga Lezha deri në Balldren, dhe prej andej ka marrë rrugën dytësore ku kas humbur gjurmët.

Kjo për shkak se në atë rrugë nuk ka kamera sigurie që të mund tëkapnin imazhet e autorit.

Vrasësi i Ardian Nikulajt është kthyer nga nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas duke lëvizur me motor përgjatë superstradës deri në dalje të Balldrenit.

Ardian Nikulaj kandidonte në zgjedhjet vendore të 14 majit nën logon e PSD-së për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Nikulaj më herët kishte qenë edhe kandidat për deputet i Tom Doshit.

Nikulaj rezulton se në vitin 2003 kishte ndërruar mbiemrin e tij nga Marku në atë aktualin që mbante sot. Biznesmeni kishte një resort luksoz në zonën e Ranës së Hedhun.

Deri tani një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes për nëj konflikt që kishte pasur me fisin Lekstakaj. Megjithatë nuk ëshët përjashtuar as mundësi që vrasja të ketë sfond politik. Nikulaj ishet prozicionuar në krah të kandidatit të opozitës në atë zonë në zgjedhjet e 14 majit.

Të fundit