Flash News

E-TJERA

Zbardhet mesazhi që Kryesia e PD i ka dërguar kanididatëve: Kush ka bërë ndryshime t'i heqë menjëherë; porositë

Zbardhet mesazhi që Kryesia e PD i ka dërguar kanididatëve: Kush
Foto ilustruese

Kryesia e Partisë Demokratike dhe Shtabi Qendror i saj  iu kanë dërguar një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë që lidhet me materialet zgjedhore.

Në mesazhin e zbardhur nga Panorama.al, Kryesia kujton porosinë e dhënë se "Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj".

Kush ka bërë ndryshime, shton ajo, duhet t'i heqë menjëherë sot. Gjithashtu shton se përdorimi i numrit personal ka krijuar konfuzion te qytetarët.

"Përdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe dëmton drejtperdrejtë numrin e të gjithëve që është një dhe vetëm një, 9-PD-AN", thuhet në mesazh.

Gjithashtu ka theksuar se në të gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet të përdoret vetëm numri 9, me të cilin PD do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

MESAZHI I PLOTË

Të nderuar kandidat/e,

Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe,

Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj.

Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9.

Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar.

Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit per mirkuptimin.

Të fundit