Flash News

E-TJERA

“Thoni që e gjetëm te Ekonomiku!”, si ndodhi vetëplagosja e 18-vjeçares në hotelin e familjes Gjuta

“Thoni që e gjetëm te Ekonomiku!”, si ndodhi

Është zbardhur dinamika e vetëplagosjes me armë zjarri të 18-vjeçares Natali Murati, ngjarje e ndodhur pak pas mesnatës të së shtunës në një hotel në zonën e Saukut, në Tirana.

Mësohet se 18-vjeçarja ka qenë vetëm në dhomë në momentin kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Në atë kohë, Sajmir Gjuta dhe Erisjaldo Gjuta ndodheshin jashtë ambientit të dhomës dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë brenda, ata e kanë gjetur të renë të vetëplagosur.

Më pas, në dhomë janë thirrur edhe Mirvete dhe Vladimir Gjuta. Sipas hetimeve, familjarët kanë vendosur të pastrojnë vendin e ngjarjes.

Dyshohet se arma është marrë dhe është fshehur, janë larë gjurmët e gjakut, ndërsa Mirvete Gjuta së bashku me Elvir Gjutën janë nisur me automjet për ta transportuar të renë drejt spitalit. Ata mësohet se janë porositur të deklarojnë se “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Nga hetimet rezultoi se 18-vjeçarja ishte vetëplagosur brenda hotelit të familjes Gjuta dhe jo në vendin e deklaruar fillimisht. Në dëshminë e saj, ajo ka pohuar se në momentin e ngjarjes ka qenë e vetme në dhomë, ndërsa i dashuri i saj, Erisjaldo Gjuta, ndodhej jashtë me persona të tjerë. Ajo ka pranuar gjithashtu se edhe më herët kishte tentuar të dëmtonte veten duke konsumuar medikamente. “Kam gabuar në jetë”, mësohet të ketë deklaruar 18-vjeçarja.

Ndërkohë, Mirvete Gjuta, nëna e Erisjaldo Gjutës, e cila e ka dërguar Natali Muratin në spital, ka deklaruar se nuk e njihte më parë të renë. Të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët dyshohet se kanë fshehur ngjarjen, kanë deklaruar paraprakisht se kishin frikë se vajza mund të humbiste jetën dhe, për shkak se tentativa për vetëvrasje kishte ndodhur në biznesin e tyre, autorësia mund t’u faturohej atyre.

 

Të fundit