Flash News

E-TJERA

Zbardhet numri i shqiptarëve rezidentë në Iran

Zbardhet numri i shqiptarëve rezidentë në Iran

Zbardhet numri i shqiptarëve të cilët aktualisht ndodhen brenda territorit të Iranit, teksa ka nisur prej 6 ditësh konflikti mes SHBA, Izrael dhe Iranit. 

Sipas Top Channel, janë identifikuar gjashtë shqiptarë rezidentë në Iran. Dy prej të cilave gra të martuar me shtetas iranian.

Që të gjithë treguan të njëjtat burime nuk kanë kontaktuar deri më tani me autoritet shqiptare për ndihmë për tu larguar, e më konkretisht me Ambasadën tonë në Ankara, kujdestare edhe për Iranin pas ndërprerjes të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me këtë vend në Shtator 2022.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të mërkurën këshilloi  të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Top Channel ka mësuar se disa ditë pas sulmit të SHBA ndaj Iranit në Qershor 2025 autoritet shqiptare u përfshinë në një operacion riatdhesimi të një familje shqiptare nga Irani.

Bëhet fjalë për familjen e një shqiptari i punësuar në seksionin e gjuhës shqipe në radion e Iranit, që jetonte në Iran prej vitit 1995.

Ai, me bashkëshorten, dhe tre fëmijë udhëtuan nga Irani drejt Turqisë për të mbërritur më pas në Shqipëri.

Të fundit