Flash News

E-TJERA

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Don Bosko, identifikohet një nga autorët e atentatit

Zbardhet plagosja e dyfishtë në Don Bosko, identifikohet një nga

Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur më 3 shtator në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Për njërin nga autorët është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” dhe është shpallur në kërkim.

22-vjeçari Renaldo Metushi dhe 45 vjeçari Kastriot Elezi po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, kur një makinë u afrua dhe qëlloi drejt tyre.

45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri ndërsa Metushi u plagos në këmbë.

Nga itinerari i tre autorëe dyshohet se makina ka ardhur nga Kamza, te Liqeni i Paskuqanit, ka hyrë në afërsi të Bulevardit të Ri dhe është futur në zonën e ngjarjes. Të njëjtin itinerar autorët e dyshuar kanë ndjekur edhe për tu larguar pas atentatit, derisa e dogjën makinën në Qerekë, sapo kalon Kamzën.

Të fundit