Flash News

E-TJERA

Zbardhet plagosja me armë zjarri në Fresk, kush e qëlloi Juglen Abazin (EMRAT)

Zbardhet plagosja me armë zjarri në Fresk, kush e qëlloi Juglen

Policia e Tiranës ka dalë me një tjetër komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen që u regjistrua një ditë më parë në Fresk, ku u plagos me armë zjarri 28-vjeçari Juglen Abazi.

Sipas Policisë, autori që shkrepi armën dhe plagosi të riun është Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim. 

Ndërsa të implikuar në ngjarje, dyshohet se janë edhe dy shtetas të tjerë. 27-vjeçari Xhonatan Qerimi, dhe Andi Gurra, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes. 

Qerimi është vënë në pranga nga Policia, ndërsa Gurra është shpallur po ashtu në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të veprimeve proceduriale:

-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;

-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Të fundit