Flash News

E-TJERA

Zbardhet rekursi i SPAK për Saimir Tahirin, kërkohet dënim për trafik droge

Zbardhet rekursi i SPAK për Saimir Tahirin, kërkohet dënim

Është zbardhur rekursi i SPAK për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i dorëzuar pranë Gjykatës së Lartë. SPAK kërkon që gjykimin e Tahirit vetëm për veprën penale “trafik i narkotikëve”.

Sipas rekursit, SPAK argumenton se vendimi i gjykatës për të cilësuar akuzën penale “shpërdorim detyre”, është i gabuar, ndaj kërkon rikthimin e çështjes në Apel, duke e gjykuar si trafik narkotikësh.

Prokurorët e SPAK kërkojnë që Tahiri për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, vepra për të cilat në vijimësi ata kanë kërkuar 12 vjet burg për të. I njëjti argument është përdorur në rekurs edhe për ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

SPAK kërkon nga Gjykata e Lartë prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm dhe kthimin për rigjykim në Apel me një trupë të re gjyqtarësh.

Ish-ministri Saimir Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa Jaeld Çela  përfitoi lirim të parakohshëm, pasi kreu më shumëse 2/3 e dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg.

Të fundit