Flash News

E-TJERA

Zbardhet rekursi i Tahirit në Gj.L: Pezulloni vendimin, familja ime është e rrezikuar

Zbardhet rekursi i Tahirit në Gj.L: Pezulloni vendimin, familja ime

Është zbardhur kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në rekursin drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin e dënimit.

Kujtojmë që ai është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO.

Tahiri thotë se vendimi është kundër interesave të tij dhe se gjykata e ka dënuar, duke tejkaluar kompetencat.

“Pezulloni vendimin, është kundër interesave të mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse më ka dënuar jashtë kompetencave të saj”, thuhet në rekursin e Tahirit.

Ky i fundit më tej thekson se “familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij”.

 

Të fundit