Flash News

E-TJERA

Zbardhet shkaku i zjarrit në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë

Zbardhet shkaku i zjarrit në lokalin në tarracën e Gjykatës

Lokali që ndodhej në tarracën e Gjykatës së Lartë në Tiranë, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.

Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Mësohet se ngarkesa nga kondicionerët dyshohet të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit .

Në aksion për shuarjen e flakëve u angazhuan 2 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse. Policia vijon hetimet.  

Të fundit