Flash News

E-TJERA

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë, u porosit nga burgu i Fushë Krujës, 7 të arrestuar

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë, u porosit nga burgu i

Është zbardhur shpërthimi me tritol i ndodhur në Tiranë një javë më parë. Lënda plasëse u vendos në automjetin në pronësi të Oltion Klosit.

Në pranga janë vënë 7 persona me precendent të theksuar kriminal, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

Policia ka identifikuar porositësin e shpërthimit me tritol, i cili është një i dënuar në IEVP Fushë Krujë.

“Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:

-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;

-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i  siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G”, njofton policia.

Të fundit