Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Zbardhet skeda kriminale e Denis Meçes, me precedent për disa vepra penale
Denis Meçe, i akuzuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, rezulton si një person me precedent të më parshëm në disa vepra penale.
Sipas Top Channel, para këtij rasti Denis Meçe ka qenë 5 herë i arrestuar. Herën e parë u ndalua kur ishte 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit, kuu pasi refuzoi të paguante një faturë të majme, u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone”.
Dy vite më pas, Meçe është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”
Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, Vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022.