Flash News

E-TJERA

Zbardhet vendimi për Adriatik Llallën, 3 rastet kur ish-kryeprokurori fshehu pasurinë

Zbardhet vendimi për Adriatik Llallën, 3 rastet kur ish-kryeprokurori

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili u dënua me 2 vite burg nën akuzë për “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Sipas Apelit të Posaçëm, ish-kryeprokurori fshehu dhe nuk deklaroi pasurinë e tij në 3 raste.

Adriatik Llalla akuzohet se nuk ka deklaruar shumën prej 7000 dollarësh për lindjen e djalit të tij,  nuk ka deklaruar shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin vajzës në Gjermani.

Gjykata vendosi ndaj ish-kryeprokurorit edhe konfiskimin e pasurisë, një apartament në Durrës dhe afro 22 mijë metër katror tokë are në periferi të Tiranës.

Me vendimin e Apelit të GJKKO-së Llalla nuk ka të drejtë  të ushtrojë asnjë funksion publik or të paktën 5 vite. Ndërkohë që zbardhja e vendimit i hap rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë.

Të fundit