Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zbardhet vendimi/ Si gjykata e Lartë 'zhvlerësoi' totalisht Apelin për çështjen e vulës: Alibeaj nuk është palë

Rreth tre muaj më parë, Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e PD.
Politiko.al ka siguruar vendimin e plotë dhe shkeljet e konstatuara nga Gjykata e Lartë .
Trupa Gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina kanë gjetur shkelje në vendimin e dhënë nga Gjykata Apelit në datën 3 mars 2023 dhe vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë.
Sipas Gjykatës së Lartë, deputeti Enkelejd Alibeaj nuk është palë në këtë proces.
“Ankuesi nuk legjitimohet të paraqesë ankim ndaj vendimit nr.3, datë 25.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ankimi i paraqitur dhe nënshkruar nga deputeti Enkelejd Alibeaj nuk duhet të ishte pranuar për shqyrtim, duke u vendosur "mospranimi i ankimit" sipas nenit 450 të KPC, për shkaqet e mëposhtme:
Ankimi nuk përmbush kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj.
Personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në proces në kuptim të ligjit dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës. Ligji procedural parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe kush është pozita procedurale që duhet të ketë një palë për të ushtruar të drejtën e ankimit. Konkretisht në nenin 442/a të KPC, parashikohen qartësisht kriteret minimale për ushtrimin e të drejtës së ankimit.
Në vendimin objekt ankimi palë kërkuese është vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo palë, pasi është njohur me arsyetimin e vendimit nr.3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 29.03.2022, nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar i ka komunikuar gjykatës shkresërisht vullnetin për të hequr dorë nga ankimi ndaj këtij vendimi, për shkak se gjykata ka pranuar plotësisht kërkesën e parashtruar asaj.
Nga përmbajtja e Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, rezulton se në shqyrtimin e kësaj kërkese nuk ka pasur palë të tjera me çfarëdo cilësie procedurale. Në rastin e personave juridikë, palë konsiderohet vetëm ky i fundit, kur organet përfaqësuese të tij vendosin të veprojnë ne emër dhe për llogari të tij. Nuk mund të konsiderohen pale, në kuptim të ligjit, persona sporadike brenda personave juridikë, të cilët pa pasur asnjë kompetencë dhe tagër përfaqësimi të personit juridik vendosin të ndërmarrin aksione dhe veprime juridike në emër dhe për llogari të personit juridik.
Komisionit të Rithemelimit legjitimohet në kërkesën e paraqitur, pasi ai përfaqëson organin më të lartë drejtues të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është mandatuar si i tillë nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i datës 11.12.2021”, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, Alibeja nuk disponon dhe as i vë në dispozicion gjykatës ndonjë provë dokumentare në se është "komanduar" si kryetar partisë në përputhje me statutin e PDSH, pavarësisht faktit se ai është shkarkuar nga detyra nga Kuvendi Kombëtar i PDSH i datës 11/12/2021.
Po ashtu, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë argumenton ndër të tjera se Apeli “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cënueshëm vendimin e dhënë prej saj”.
“Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
Po ashtu, Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.
Kolegji vlerëson gjithashtu se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.
Kolegji çmon të theksojë se vendimi i dhënë nga ana e Gjykatës së Apelit, është rrjedhojë e moskuptimit dhe mosidentifikimit të qartë të natyrës së mosmarrëveshjes, ndërkohë që gjykimi i zhvilluar për shqyrtimin e saj, është rrjedhojë e moskryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithëanshëm të çështjes, si dhe i interpretimit të gabuar të normave të ligjit procedural. Gjithashtu, Kolegji vlerëson se arsyetimi i vendimit nga Gjykata e Apelit nuk plotëson standardet e arsyetimit të një vendimi gjyqësor, të përcaktuara tashmë nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
“Në lidhje me këtë çështje, Kolegji pavarsisht se vlerëson që pretendimet e ngritura nga palët e interesuara për të përjashtuar të dy gjyqtarët nuk janë të asaj shkalle që kërkon neni 72, pika 3 dhe 6 të KPC, pasi në rastin konkret, procesi gjyqësor nuk tërheq në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e shtetasit Sali Berisha (si individ), por ka si palë personin juridik të së drejtës, konkretisht PDSH, i cili është pretenduar se përfaqësohet nga organi kolegjial, Komisioni i Rithemelimit, çmon nga njëra anë se gjykata e apelit as mund të mërrte kryesisht në shqyrtim pajtueshmërinë e gjyqtarit Zhukri, aq më tepër referuar vendimit të zv.Kryetarit të gjykatës për mospranimin e dorëheqjes së tij, dhe nga ana tjetër, do të duhej të përgjigjej lidhur me pajtueshmërinë e gjyqtares Muçi, sa kohë këtë e kishte një nga shkaqet e ankimit”, thuhet ndër të tjera.
Dokumenta bashkëngjitur
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38