Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në 1998 në Vlorë, autori shpallet në kërkim ndërkombëtar

Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në 1998 në Vlorë,
Foto ilustruese

Autoritetet kanë zbardhur pas 23 vitesh vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 1998.

Ai është 47-vjeçari me iniciale G.S., i cili është shpallur në kërkim. 47-vjeçari vrau me armë vëllezërit B.H. dhe E.H., në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

“Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe "Armëmbajtja pa leje".

Të fundit