Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja e Edmond Papës/ Kapet një prej autorëve, policia jep detaje

Zbardhet vrasja e Edmond Papës/ Kapet një prej autorëve, policia

Zbardhet vrasja e Edmond Papës. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se është kapur një prej autorëve të vrasjes, A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëautori, A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. 

Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Audi" i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.   

Materialet procedurale, i kanë kaluar Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Edmond Papa, i datëlindjes 1973, banues në Sarandë u ekzekutua me armë zjarri në datën 16 dhjetor në rrugën “Fadil Bodinaku”, Tiranë.

 

Të fundit