Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja në Greqi, autor një 41-vjeçar shqiptar

Zbardhet vrasja në Greqi, autor një 41-vjeçar shqiptar

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur muajin e kaluar në zonën e Arçanës, ku mbeti i vrarë një 38-vjeçar.

Sipas autoriteteve, autor është një 41-vjeçar nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi në një banesë të improvizuar në një truall në zonën e Açarnës, ku i akuzuari pasi ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndë narkotike, e ka plagosur në këmbë me një mjet të mprehtë dhe është larguar në këmbë.

Për pasojë, 38-vjeçari ka ndërruar jetë nga plaga.

Gjatë autopsisë që është bërë policia ka gjetur një thikë kuzhine e cila kishte gjurmë gjaku, si dhe një brisk.

Të fundit