Flash News

E-TJERA

Zbardhet vrasja në Memaliaj, 4 persona të arrestuar, në kërkim autori dhe vëllai i tij

Zbardhet vrasja në Memaliaj, 4 persona të arrestuar, në

Është zbardhur vrasja e Endri Goxhajt, 30-vjeçari i cili mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Tepelenë.

Policia ka arrestuar D. N., 25 vjeç dhe A. K., 47 vjeç, të akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

E. M., 41 vjeç, i arrestuar, akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në kërkim janë shpallur D. N., 29 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi M. N., 28 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një sherri ku janë përfshirë 7 persona. Goxhaj ka qëlluar i pari në drejtim të Dali Nelës. Donaldo e Marjaldo Nela kanë qëlluar drejt tij e ai më pas humbi jetën.

Dyshohet se konfliktet midis grupeve kanë qenë të hershme dhe mendohet që shkaku të jenë lëndët narkotike.

Të fundit