Flash News

E-TJERA

Zbardhja e dy vrasjeve të bujshme, Prokuroria e Tiranës nis hetim për nxjerrje të sekretit hetimor

Zbardhja e dy vrasjeve të bujshme, Prokuroria e Tiranës nis hetim
Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim për nxjerrje të sekretit hetimor të SPAK, në lidhje me vrasjet e zbardhura një ditë më parë të biznesmenit Vajdin Lamajt e Klodian Saliut.

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit vendosi arrest me burg për emra të rëndësishëm në botën e krimit si Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha dhe 4 të tjerë.

Prokuroria e Tiranës thotë se e kishte ndaluar publikimin e vendimit dhe akteve hetimore për këto atentate.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkak nga publikimi i të dhënave sekret hetimor, për rastin në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka filluar kryesisht hetimet sipas nenit 313/b te Kodit Penal.

Duke mirëkuptuar interesimin e madh si dhe duke respektuar të drejtën e informimit, kërkojmë mirëkuptimin e medias në zbatimin rigoroz të ligjit”, thuhet në njoftim.

Të fundit