Flash News

E-TJERA

Prodhoheshin ilegalisht në Shqipëri për tu dërguar në Itali, zbërthehet skema korruptive me veshjet antiCovid

Prodhoheshin ilegalisht në Shqipëri për tu dërguar në

Të paktën 11 milionë veshje një përdorimëshe antiCovid u prodhuan ilegalisht në Shqipëri për t’u dërguar më vonë në Itali. Lajmin e raportojnë mediat italiane.

Bëhet fjalë për një skemë korruptive e ndërthurur mes Shqipërisë dhe Italisë.

Veshjet realizoheshin me një material tjetër nga ai që ishte certifikuar dhe megjithëse konsorciumi “GAP” ishte lidhur kontraktualisht me Made in Italy, ata i kishin prodhuar në Shqipëri. Para importimit në vendin fqinj, u qepeshin mëngët dhe u hiqeshin etiketat, për të mos pasur dijeni për shkeljen e kontratës.

Më pas veshjet i besoheshin kompanive kineze të cilat bënin ambalazhimin e veshjeve pa kushtet e kërkuara të higjienës. 1,918,000 fanella përfunduan në Romë ku shiteshin me çmimin 6, 10 euro secila.

32 persona janë vënë nën hetim, ndërsa konsorciumit iu sekuestruan 43.2 milionë euro pasuri.

Nga e-mailet e sekuestruara nga policia doli se të gjitha komunikimet më të rëndësishme ishin përcjellë në llogaritë personale të vëllezërve, Samuele dhe Massimiliano Piccolo, të cilët përfunduan në burg me akuzën e mashtrimit, përvetësimit në furnizimet publike.

Të fundit