Flash News

E-TJERA

“Zbërtheu” krimet e 8 bandave, GJKKO i konfirmon Nuredin Dumanit në spital masën e sigurisë 'arrest në burg'

“Zbërtheu” krimet e 8 bandave, GJKKO i konfirmon Nuredin

Nuredin Dumanit, i dyshuar si vrasës me pagesë, i cili ka zbërthyer disa prej ngjarjeve kriminale në vend, i është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

GJKKO i konfirmoi në spital masën e sigurisë 'arrest në burg' Dumanit, ndersa ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë. 

Nga operacioni 'Plumbi i Artë', SPAK goditi 8 grupe kriminale, nga 32 urdhër-arreste 9 u arrestuan, 9 të tjerë ishin në qeli dhe 14 vijojnë në kërkim.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel Çelës, Talo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt që dyshohet se siguroi mjete për vrasje.

Dumani thuhet se është njeriu “kyç” për SPAK që ka çuar në hedhjen dritë në shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë. Mbi Nuredin Dumanin rëndojnë akuza të shumta, ku një prej tyre është edhe ajo e vrasësit me pagesë.

Dyshohet se Dumani kontaktohej nga grupe kriminale dhe kundrejt shumave të mëdha parash kryente eliminimet fizike të kundërshtarëve. Pikërisht një atentat të tillë ai do e kryente në më 29 mars në Elbasan. Por diçka nuk shkoi sipas planit dhe ai ra në pritë duke mbetur edhe vetë i plagosur. Në këtë ngjarje u përfol se Dumani ra në pritën e ish mikut të tij të ngushtë Talo Çela megjithatë kjo nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht.

Pas kësaj ngjarje, Dumani arriti të shkonte deri në Fier, por më pas iu vunë prangat bashkë me Henrik Hoxhajn, emër ky po ashtu i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Të dy këta personazhe të botës së krimit duket se janë “asi nën mëngë” i SPAK.

Të fundit