Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Zbërthimi’ tronditës i Nuredin Dumanit dhe zhdukja pa gjurmë e Vis Martinajt, ngjarjet e bujshme të 2022-shit

Atentati në Don Bosko
Erion Çela u ekzekutua pasditen e 4 janarit teksa konsumonte kafe me dajën dhe vëllain në një lokal në zonën e “Don Boskos”. Nga atentati mbetën të plagosur edhe Edmond Crroj (daja i viktimës), Blerim Çela (vëllai i viktimës), Arben Dani dhe kamarieri 19-vjeçar Azbi Selimaj.
Më 5 tetor, ngjarja do të zbardhej nga vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj. Tëdy deklaruan para uniformave blu se ishin të përfshirë në atentatin e “Don Boskos”, por shënjestra e tij nuk ishte Erion Çela dhe asnjë nga të plagosurit.
Sipas Beqirjave, atentati ishte porositur nga Kasandër Noga në Belgjikë (emër i njohur për policinë) dhe në shënjestër ishte Geron Hasanbelliu, kundërshtar prej vitesh i Nogës. Megjithatë Beqirajt dëshmuan se ata hoqën dorë nga porosia, pavarësisht se atentati i gabuar ndaj Çelës u krye nga dikush tjetër.
“Plumbi i Artë” fut në kurth Nuredin Dumanin
Më 29 mars, policia arrestoi një nga të shumëkërkuarit për krime, Nuredin Dumani. Sot me statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani u arrestua gjatë një operacioni në Fier ku u gjet në një apartament i plagosur.
Arrestimi i Dumanit do të shënonte një pikë kthese në hetimet e vrasjeve dhe atentateve të bujshem që deri tani kishin mbetur krime pa autorë. Bashkë me Dumanin, statusin e të penduarit të drejtësisë e fitoi dhe ish-miku i tij Henrik Hoxha. Tëdy dëshmuan detaje nga krimet e tmerrshme të urdhëruara nga ‘kokat’ e bandave kriminale për larje hesapesh.
Dëshmitë e forta të të penduarve të drejtësië:
Ervis Martinaj dyshohet se porositi vrasjen e Endrit Dokles pas lirimit të tij nga burgu. Nuredin Dumani ka treguar para hetuesve se ka Martinaj i ka ofruar 100 mijë euro për të vrarë Doklen, por ky i fundit nuk e ka bërë.
I shpalluri në kërkim, Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Sanxhaktari ndodhet pas hekurave për vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Florjan Lamçe.
Talo Çela ka eliminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda të cilin ia vranë. Duke mos gjetur autorët Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend, por pasi nisi betejën e saj u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.
Suel Çela ka urdhëruar vrasjen e administratorit të një shkolle private në Tiranë, biznesmenit Lulzim Masha.
Atentati ndaj biznesmenit të kromit
Iljaz Çali mbeti i vrarë në një atentat në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e 3 prillit. Viktima u qëllua disa herë brenda mjetit të tij tip “Land Rover”. Çali rezulton i regjistruar si aksioner i një kompanie që merret me shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit të kromit dhe eksportin e tij. Në 2 Prill të vitit 2014, Çalit i është ekzekutuar me 30 plumba miku i tij i ngushtë, Gjin Nika, edhe ai biznesmen që merrej me përpunimin e mineralit të kromit. Nika, i dyshuar si vrarës me pagesë, u vra në Urën e Tapizës në Fushë Krujë vetëm një javë pasi ishte liruar nga burgu. Autori i atentatit ndaj Çalit nuk dihet ende.
Vrasja e Nazmi Bandullës
Më 12 prill, teksa pinte kafen e mëngjesit pranë banesës së tij, Nazmi Bandulla u ekzekutua me breshëri armësh nga një mjet në lëvizje. Viktima ishte një emër i njohur për policinë, pasi në dhjetor të 2020-ës, Bandullës iu vendos tritol në makinë. Shpërthimi i lëndës plasëse erdhi vetëm 3 muaj pasi Bandulla ishte arrestuar. Autori i ngjarjes mbetet ende mister.
Vrasje në Komisariatin Nr. 3 Tiranë
Një ngjarje e rëndë u shënua në Komisariatin Nr. 3 ë Tiranë më 23 maj. Efektivi i policisëÇaush Saliasi u qëlllua për vdekje me armë nga kolegu i tij Ludian Zaimi. 25-vjeçari Zaimi qëlloi 7 herë ndaj kolegut të tij, duke i marrë edhe jetën. Në dëshminë e tij në polici, Zaimi ka thënë se Çaush Saliasi e ofendonte gjithmonë, duke e bullizuar dhe detyruar këtë të fundit për të marrë aktin ekstrem, atë të vrasjes.
Vrasja e Martin Çeços
Historia e dashurisë që Martin Çeço kishte nisur, përfundoi në fatalitet. I riu nga fshati Kolanec i Korrcës u gjet i hedh në rezervuar disa ditë pasi ishte zhdukur dhe kishte humbur kontaktet me familjen. Çeço u vra fillimisht dhe më pas u hodh në rezervuar për të inskenuar një vetëvrasje. Policia vuri në pranga 3 autorët e ngjarjes: Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bleti Angjo. Pak muaj më parë në pranga ra edhe vajza e cila dyshohet se ishte ‘molla e sherrit’ qëçoi në vrasjen e 26-vjeçarit. Martina Pajollari. Kjo e fundit dyshohet të ketë nxjerrë në pritë Martinin dhe në bashkëpunim me Valterin, për të cilin ka deklaruar se ka pasur një lidhje disa vjeçare, kanë ekzekutuar të riun.
Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt
27-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Sauku në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut, kur mjeti i tij tip ‘Golf 7’ shpërtheu në lëvizje. Sadikaj humbi të dyja këmbët nga shpërthimi, por arriti të mbijetojë duke dalë jashtë mjetit i gjymtuar. 27-vjeçari ndërroi jetë pasi u dërgua në spital. Aleksandër Sadikaj njihej si një person me precedent të shumtë penalë në fushën e narkotikëve. Atentati ndaj tij dyshohet të ketë lidhje me një vrasje të mbetur në tentativë para shumë vitesh, ku Sadikaj ka qenë i përfshirë. Ngjarja edhe sot mbetet pa autor.
‘Saga Martinaj’, ekzekutimi i Brilantit
Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha mbetën të vrarë në një atentat mafioz të mirëorganizuar në mbikalimin e Fushë-Krujës. Mesditën e 17 korrikut, mjeti me të cilin ata udhëtonin u përfshi nga flakët me trupat e pajetë të Brilantit dhe Besmirit në të. Diklen Vata ishte i vetmi që iu gjet trupi i pajetë në anë të autostradës pasi tentoi fillimisht t’i shpëtojë pulmbave. Brilanti, kushëri i Ervis Martinajt, dyshohet të jetë ekzekutuar për motive hakmarrje, për shkak se dyshohet të ketë qenë autori i vrasjes së ish-efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela, i ekzekutuar në Laç më 5 dhjetor të vitit 2020.
Atentat në Milot
Ekzekutimi i rrethit të ngushtë të Vis Martinajt vijoi. Mbrëmjen e 22 korrikut në Milot u ekzekutua me breshëri armësh Klisman Preçi, ndërsa mbeti i plagosur Ylli Brahimi. 28-vjeçari ndërroi jetë pasi u dërgua në spital. Preçi dhe Brahimi udhëtonin me një mjet tip “Land Rover” të blinduar. Tëdy i kishin shpëtuar edhe më herët atentateve. Në 13 janar të vitit të kaluar Ylli Brahimi ra pre e një tjetër atentati, por asokohe i shpëtoi duke mbetur i plagosur në këmbë. Edhe Klisman Preçi, i ka shpëtuar po ashtu një tjetër atentati pak muaj më parë. Ai ishte bashkë më kushëririn e tij Blerim Preçi, ku u qëllua nga një makinë në lëvizje. Ngjarja e 22 korrikut ka mbetur pa autor, ndërsa u gjet një mjet i djegur në Borizanë të Krujës.
Zhduket Ervis Martinaj
Mëngjesin e 11 gusht në polici mbërrin një denoncim. Mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, u denoncua i zhdukur nga familjarët. Xhaxhai i tij, Faik Martinaj, deklaroi në polici se prej kohës kur Ervisi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nuk ka pasur asnjë kontakt me të, ndërsa tha se kanë dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupet kriminale që duan ta eliminojnë. Edhe sot fati i Martinajt nuk dihet, ndërsa pista të shumta flasin për rrëmbim ose eliminim nga kundërshtarët.
Efektivi vret me skaf 7-vjeçaren
Familja Avdia kishte zgjedhur plazhin e Himarës për të pushuar në verë. 2 gushti për ta do të isht fatal kur skafi i drejtuar nga ish-efektivi i Policisë Arjan Tase do të përplaste për vdekje Jonadën e vogël 7-vjeçare e cila po luante në breg me të atin. Pas përplasjes Tase tentoi të largohej sërish me skaf, por pushuesit nuk lejuan arratisjen e tij. Arjan Tase u shkarkua nga radhët e Policisë së Shtetit dhe u la në burg nën akuzën e “Vrasjes me dashje”.
Vrasja e Madrit Ulqinakut
Konflikti për motive banale përfundoi në vrasjen e 33-vjeçarit Madrit Ulqinaku. Autori i ngjarjes 18-vjeçari Horgito Peqini qëlloi me breshëri arme teksa Ulqinaku iu drejtua mjetit të tij. Debati mes tyre dhe mikut të Peqinit Klaudjan Sallufi nisi pasi 18-vjeçari kishte ofenduar Ulqinakun. Bashkë me Sallufin dhe Peqinin, u mor masa e sigurisë “Arrest me burg” edhe për Eiden Dinon, i cili ndodhej në shoqërinë e tyre në momentin e krimit.
Rikthimi i Kirasit, ekzekutimi i Çekores
Ismet Çekorja humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Kiraz të Shkodrës mesditën e 2 shtatorit. Çekorja mbeti fillimisht i plagosur nga të shtënat, por më pas ndërroi jetë në spital. Viktima u ekzekutua 4 ditë pasi kërkoi në media drejtësi për djalin e tij, Bajram Çekorja, që dyshohej se ishte përfshirë në atentatin ndaj Alban Bruçit. Çekorja u shpreh se sulmet ndaj tyre vijnë nga banditët duke theksuar edhe banditët e veshur me pushtet. Autori ose autorët e atentatit ndaj tij ende mbeten të paidentifikuar.
‘Hakmarrja’ e Çekores ekzekuton 19-vjeçarin
Vetëm një javë pas ekzekutimit të të atit, Bajram Çekorja u rikthye për të marrë hak. Pasditen e 19 shtatorit ekzekutohet në Shkodër 19-vjeçari Erjon Xhenje. Viktima ishte duke konsumuar kafe në momentin kur u vra. Autorët, të cilët lëviznin me motoçikletë, qëlluan me breshëri plumbash dhe më pas u larguan nga vendngjarja përmes rrugicave dytësore. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me kushëririn e tij. Xhenje ishte kushëri me Sehar Xhenjën, një person me precedent kriminal në Shkodër. Ky i fundit është në kërkim për tentativë vrasjeje.
Masakra në Klos
Babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira, u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri. Konflikti nisi pasi Kenado dhe kushriri i tij Elgert Hasula, i cili mbeti i plagosur bashk me të atin Renato Hasula, kishin ngacmuar në rrjete sociale vajzën 16-vjeçare të autorit. Fiqiri Mjeshtri ishte kthyer nga emigracioni për të sqaruar konfliktin mes tyre. I shoqëruar nga dy vëllezërit e tij, Mjeshtri u takua me Kenado dhe Ilir Shirën, si edhe Elgert dhe Renato Hasula në një lokal në Klos. Debati mes tyre u pasua nga të shtënat e armës. Fiqiri Mjeshtri u vetëvra disa minuta pas ngjarjes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38