Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Investigimi: Mbi 60 kompani fantazmë në Rumani emër të shqiptarëve, pas tyre fshihen zyrtarë të lartë

Një investigim i bërë nga një gazetar rumun Cosmin Savu, ka rënë në gjurmët e disa kompanive rumune në Shqipëri të përfshira në evazion fiskal. Siç shkruan media vendase, bëhet fjalë për një rrjet kompanish rumune me probleme financiare, të cilat tentojnë të fshehin gjurmët.
Dhjetëra kompani rumune mbi të cilat rri pezull dyshimi për evazion fiskal iu janë transferuar shtetasve shqiptarë. Investigimi citon se në Shqipëri “Korrupsioni është i përhapur. Mafia shqiptare është e njohur në të gjithë Evropën trafikim njerëzor, drogë apo shitje të paligjshme armësh. Të njohur për ashpërsinë dhe sjelljen kriminale, bota e krimit shqiptar është përfshirë edhe në rrjetet e evazionit fiskal.”
Parajsa e evaziuesve të taksave në Europë është në Shqipëri. Qeveria e Ramës dëshiron të miratojë një amnisti tatimore me vlerë dy milionë euro. Kjo amnisti synon edhe investitorët shqiptarë nga Rumania, sepse duhet të paguajnë taksa.
Çdo shtetas i huaj apo shqiptar mund të depozitojë para të padeklaruara në sistemin bankar shqiptar, duke përfituar nga imuniteti ligjor. Kriminelët do të përdorin skemën për të pastruar të ardhurat e krimit pa frikën e dënimit.
Gazetari rumun tregon se investigimi në Shqipëri u bë në kuadër të një rrjeti që përfitonte nga dobësia e shtetit rumun, por edhe nga bashkëfajësia e disa nëpunësve të lartë civilë, një bandë që la shumë para të munguara në buxhetin rumun. “Kemi kërkuar kompani të dyshuara për shmangie të miliona eurove TVSH, mospagim të taksave dhe tarifave, “pastrimit” të parave të zeza nga krimet, apo thjesht mashtrimit të kompanive leasing, bankave apo kompanive të tjera private. Dhe të cilat iu dorëzuan disa shqiptarëve që historia e tyre të humbiste”, thotë ai.
Gazetari hulumtoi dokumente të panumërta dhe identifikoi 27 shtetas shqiptarë nga e njëjta zonë. Ata u bënë pronarë dhe administratorë të kompanive me një histori të dyshimtë në Rumani. Disa grupohen në çifte në të njëjtën shoqëri, për ta bërë lëvizjen më të besueshme.
Qyteti i Lezhës është një qytet me biznesmenë që kanë kompani në Rumani. Janë me dhjetëra kompani në Rumani që kanë patronët nga Lezha.
Në emër të këtyre shqiptarëve u gjetën më shumë se 60 kompani dhe mënyra se si funksionoi ky grup na bën të besojmë se sigurisht që janë shumë të tjera.
Një ish-komisar i Gardës Financiare, hetues financiar, i cili nuk pranoi të identifikohet ka folur për rrjetin.
"Megjithëse PBB-ja e Rumanisë po rritet, të ardhurat nga taksat po zvogëlohen. Për krimin e organizuar. Kemi një problem me kompanitë fantazmë në Rumani", ka thënë hetuesi.
Gelu Diaconu, ish-president i ANAF thotë se shpesh biznesmenët e harrojnë se evazioni fiskal në fakt, është burim korrupsioni.
“Ata harrojnë se evazioni është shpesh, përveçse një burim korrupsioni, më i dëmshëm se korrupsioni. Sepse ai ia prish burimet publike përmes të cilave jeta e çdo rumuni do të ishte më komode”, tha ai.
Pse kompanitë rumune përfunduan duke u transferuar në emër të shqiptarëve?
U gjetën nga një deri në 15 shoqëri aksionerësh shqiptarë për frymë në Lezhë. Shumica e transferimeve të kompanive janë bërë ndërmjet viteve 2010 dhe 2014. Dhe të gjitha janë nga Bukureshti dhe Ilfov. Adresat e shqiptarëve të regjistruar në Regjistrin Tregtar Rumun nuk korrespondojnë me tokën.
“Një shoqëri që operon dhe grumbullon fitim nuk tjetërsohet. Në përgjithësi, kompanitë që kanë probleme dhe nuk figurojnë në regjistrat kontabël janë tjetërsuar, por ka rrezik që të shfaqen, ose kanë akumuluar borxhe të mëdha në buxhetin e shtetit dhe duan të shmangin pagesën e këtyre detyrimeve”, tha hetuesi financiar.
I njëjti hetues ka shpjeguar edhe se si bëhet kalimi i kompanive në emër të shqiptarëve.
“Rekrutohen, sillen në Rumani, firmosin dokumentet përkatëse para noterit, më pas dorëzojnë vulat, dokumentet, bëjnë prokurë te administratori real i kompanisë që qëndron në Rumani, i cili bëhet administrator de facto, pas së cilës zhduken. Shumë prej tyre as që e dinë që kanë kompani tregtare në Rumani”, tha ai.
Komuna Gornet në Prahovë mund të binjakëzohej me Lezhën në Shqipëri. Të paktën nga pikëpamja e biznesit. Disa qytetarë nga këtu kanë ngritur kompani në Bukuresht dhe Ilfov, për t'u dhënë shqiptarëve. Kompania FRM TRANS iu transferua Zefit dhe mikut të tij shqiptar nga Nicolae-Vasile Laurentiu nga Gorneti i Prahovës. Shumë prej kompanive me emrin e shqiptarëve kanë lidhje me familjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Prahovës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38