Flash News

E-TJERA

Zbrazja e Shqipërisë/ Bumçi: Emigrantët po vinin gjatë qeverisjes së PD. Hila: Ndikoi kriza në Greqi

Zbrazja e Shqipërisë/ Bumçi: Emigrantët po vinin

Largimi i shqiptarëve kryesisht vitet e fundit ka krijuar debat mes ish-deputetit të PD, Aldo Bumçi dhe analistit Dritan Hila.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës24, Bumçi tha se 744 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi përgjatë viteve 2014-2021, ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka qenë hera e parë që emigrantët shqiptarë nga Italia e Greqia po ktheheshin në vend për të jetuar.

Të dhënat janë shumë herë më të rënda. Nga 2014 në 2021 janë mbi 170 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil, largim me dokumente te rregullta janë mbi 318 mijë. Qendrime ilegale janë 230 mijë, pra janë 744 mijë qytetarë të larguar nga vitit 2014 në 2021. Kemi 3 gupe, grupi më i madh ka ikur me dokumente të rregullta, qëndrimet ilegale janë në vend të dytë. Në Shqipëri janë rikthyer 134 mijë emigrant për të jetuar në Shqipëri, është hera e parë nga vitet  ’90 që në qeverisjen e PD-së u rrit popullsia”, tha Bumçi.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila iu kthye duke i thënë se kjo gjë ndodhi për shkak të krizës në Greqi e Itali, gjë që sipas tij bëri edhe vetë grekët të largohen, ndërsa tha se “kjo nuk ndodhi për shkak të qeverisjes suaj të shkëlqyer”.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila iu kthye duke i thënë se kjo gjë ndodhi për shkak të krizës në Greqi e Itali.

“Plasi kriza në Greqi e Itali, nuk u kthyen nga qeverisja juaj e shkëlqyer. Për azil ekonomik nuk aplikohet, vetëm politik. filluan vetë grekët të iknin nga vendi, lëre shqiptarët”, tha Hila.

Të fundit