Flash News

E-TJERA

Zbulohen 4 ‘shtëpi bari’ në Krujë

Zbulohen 4 ‘shtëpi bari’ në Krujë

Zbulohen 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave në Krujë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë vëllai i pronarit të ambienteve, si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në këto ambiente.

Sekuestrohen fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.

Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim”, bën me dije policia.

 

Të fundit