Flash News

E-TJERA

Zbulohen dy 'shtëpi bari' në Vaun e Dejës, ndalohen tre punonjës të OSHEE, sekuestrohet rreth 7.5 kg kanabis

Zbulohen dy 'shtëpi bari' në Vaun e Dejës, ndalohen tre

Dy shtëpi bari janë zbuluar në Vaun e Dejës, në fshatin Barbullush. Ambientet ishin përshtatur me llamba për kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia ka vënë në pranga një person, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Tre punonjës të OSHEE-së janë ndaluar, pasi kanë lejuar shfrytëzimin e energisë elektrike në kultivimin e drogës.

Nga kontrollet, policia ka sekuestruar 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

“Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

Në këtë kuadër u organizua dhe u finalizua faza e pestë të operacionit policor të koduar “Neonët”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe u shpallën në kërkim shtetasit Gj. G., 46 vjeç, L. G., 53 vjeç, E. G., 43 vjeç dhe M. G., 51 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit F. H., 31 vjeç, banues në fshatin Ashtë, A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, dhe Z. N., 27 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në dy ambiente (banesa), në fshatin Barbullush, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë”, njofton policia.

Të fundit