Flash News

E-TJERA

Zbulohet një depo armësh në Fier, arrestohet pronari, çfarë u sekuestrua

Zbulohet një depo armësh në Fier, arrestohet pronari,

Një depo e përshtatur për mbajtjen e armëve është zbuluar nga Policia në Fier ndërsa është arrestuar pronari i saj, shtetasi Milasim Ramaj 38 vjeç.

Policia thotë se shtetasi i dyshuar u ndalua fillimisht teksa lëvizte me automjet në lagjen “Kastriot”, ku gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje dhe një shumë parash prej rreth 3,500 euro.

Hetimet e mëtejshme të Policisë çuan në lokalizimin e një banese të pabanuar në të njëjtën lagje, të përdorur nga 38-vjeçari si bazë për ruajtjen dhe tregtimin e armëve dhe municionit.

Nga kontrolli i banesës u sekuestruan:

10 armë zjarri automatikë, 3 prej të cilëve të modifikuar me shënjestër optike dhe vend filetimi për silenciator;
1 armë zjarri pistoletë;
1 armë zjarri pistoletë automatike;
2 silenciatorë;
9 karikatorë automatiku;
3 karikator pushke;
2 krehra pistolete;
Sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan M. R. në flagrancë dhe po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Të fundit