Flash News

E-TJERA

Zbulohet laborator falsifikimi diplomash në Tiranë, arrestohet një 51-vjeçar

Zbulohet laborator falsifikimi diplomash në Tiranë, arrestohet

Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e diplomave dhe licencave profesionale, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Gjatë operacionit, u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara, përfshirë diploma të shkollave të mesme, universiteteve dhe licenca profesionale, si dhe pajisje e materiale të tjera që përdoreshin për prodhimin e tyre.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. T., 51 vjeç. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij në zonën e Zall-Bastarit u zbulua një laborator i fshehtë, i përshtatur posaçërisht për falsifikimin e dokumenteve.

Të fundit