Flash News

E-TJERA

Zbulohet laboratori i heroi*ës në Itali, pranga 40-vjeçarit shqiptar

Zbulohet laboratori i heroi*ës në Itali, pranga 40-vjeçarit

Një laborator për përgatitjen e heroinës është zbuluar nga autoritetet italiane në San Severo. Në praga është vënë një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu sekuestrua 18 kilogramë lëndë narkotike.

ANSA raporton se kontrolli nisi kur një patrullë me rroba civile u parakalua nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe, me manovra të papritura, pa sinjalizuar kthesat dhe pa ndalur në kryqëzime.

Të dyshimtë për sjelljen e shoferit, policia nisi të ndjekë makinën deri në “Luisa Fantasia”, ku kanë identifikuar drejtuesin e mjetit.

Shoferi është shfaqur i shqetësuar dhe policia i ka gjetur çelësat e një makine tjetër. Në mjetin tjetër policia gjeti të fshehur 16 500 euro dhe 6 kg heroinë.

Më pas Guardia Di Finanza ka kontrolluar shtëpinë e të arrestuarit, 40-vjeçarit shqiptar, duke gjetur një laborator për përgatitjen e lëndës narkotike, me mikser, 1 prese hidraulike 20 tonëshe dhe kallëpe për përgatitje së bashku me mbi 11 kg heroinë, kokainë dhe morfinë.

Të fundit