Flash News

E-TJERA

Zbulohet laboratori i kokainës në Spanjë dhe sekuestrohet 1 ton dr*gë, 6 shqiptarë në pranga

Zbulohet laboratori i kokainës në Spanjë dhe sekuestrohet 1 ton

Policia spanjolle çmontoi laboratorin e parë të përpunimit të kokainës të drejtuar nga karteli ballkanik, i cili prej pesë vitesh ka dominuar trafikimin e kësaj lënde në Evropë dhe Spanjë.

Tetë anëtarët e këtij karteli u arrestuan të martën e kaluar dhe tashmë ndodhen në burg me vendim gjykate, në një operacion që Policia raportoi këtë të premte, shkruajnë mediat spanjolle. 

Banda e çmontuar drejtohej nga dy shqiptarë dhe dy kolumbianë. 

Nga operacioni u sekuestruan 1000 kilogramë drogë dhe para se policia të hynte në laborator, 'kuzhinierët' kolumbianë kishin arritur të përfundonin procesin prej 25 kilogramësh gati për shitje . 

Është hera e parë që Policia spanjolle godet një laborator të këtij lloji të lëshuar nga karteli ballkanik, i cili prej pesë vitesh ka zhvendosur trafikantët kolumbianë dhe meksikanë në trafikun e drogës në Evropë, pasi ka marrë nën kontroll edhe më shumë vite më parë “monopoli” i trafikut të marijuanës.

Karteli ballkanik përbëhet nga shumë celula të pavarura të përbëra nga shtetas shqiptarë, serbë apo kroatë, disa prej tyre edhe ish-ushtarakë.

 

Të fundit