Flash News

E-TJERA

Zbulohet magazina me lëndë na*kotike në Korçë, arrestohen disa persona

Zbulohet magazina me lëndë na*kotike në Korçë,

Policia ka zbuluar një magazinë me lëndë narkotike në fshatin Voskop, Korçë, ku droga dyshohet se ishte mbledhur për t'u tharë dhe tregtuar më vonë. Në kuadër të operacionit, janë arrestuar 5-6 persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Sipas burimeve paraprake, lënda narkotike është marrë nga një vend tjetër dhe ishte grumbulluar në këtë magazinë. Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur edhe armë zjarri, duke shtuar dyshimet për përfshirje të një grupi kriminal të strukturuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe për të çuar përpara përgjegjësisë penale të gjithë të përfshirët në këtë veprimtari të paligjshme.

 

Të fundit