Flash News

E-TJERA

Zbulohet mesazhi i fundit i të riut me Covid që u hodh nga “Shefqet Ndroqi”: U tejkalua çdo limit

Zbulohet mesazhi i fundit i të riut me Covid që u hodh nga

Është zbuluar mesazhi i fundit që i riu Xhino Çela ka shkruar para se të hidhej nga spitali “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës. 

29-vjeçari shkruan që e kishte shumë të vështirë të përshkruante dhimbjen që ndiente dhe ishte përpjekur shumë herë por kjo shkonte përtej limiteve të tij.

Ai thotë se faji nuk ishte i askujt duke hequr kështu përgjegjësinë nga stafi mjekësor.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 gusht të këtij viti, teksa i riu ishte duke u trajtuar në Sanatorium, pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. 29-vjeçari u hodh nga kati katërt i këtij spitali, në kushte të rënduara psikologjike.

Mesazhi i fundit:

Kaq ishte dhe për mu! Ju du shum të gjithve, me gjith shpirt, mami, babi, Kriseli, Robin, Inen, Hana, Kena, Voni, Kejdi, Egi, Sushin, pucin. Nuk ka fjale me pershkrujt dhimbjen qe ndjej per dhimbjen e shkaktoj por you betohem se shkova pertej limiteve te mia shume e shume here. Sdo tregohesha kurrë egoist duke iu merzitur juve por u tejkalua cdo lloj limiti. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohemi. Ju du pa fund. Se harrova flm sepse kryesisht kam pasur një jetë të bukur të lumur. Faji nk eshte i asnjeriu!!! Nuk kishte vend me te mire per tu kuruar ne kushtet qe isha pavaresisht cfare thone mjeket sepse une e njoh veten dhe ne shtepi do ishte bere edhe me keq”.

Të fundit