Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Një i ri nga Delvina është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi akuzohet se prodhonte dhe shiste vaj kanabisi, teksa në banesë i janë gjetur edhe armë zjarri dhe armë të ftohta.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Haze” është vënë në pranga shtetasi Barjam Kanushi, 35 vjeç, banues në Delvinë.
Pas informacioneve të siguruara nga blutë e qyetetit bregdetar, raportohet se ai është kapur në aksin rrugor Delvinë-Sarandë duke transportuar vaj kanabisi.
Gjatë kontrollit të 35-vjeçarit dhe të banesës së tij, uniformat blu kanë sekuestruar .5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.