Flash News

E-TJERA

Zbulohet një fole prostitucioni në Durrës, procedohen shtetas kineze dhe shqiptarë

Zbulohet një fole prostitucioni në Durrës, procedohen shtetas

Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të përshtatur për prostitucion pas një hetimi dyjavor. Dy shtetase kineze, R. W (54 vjeçe) dhe X. X (41 vjeçe), janë proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni, ndërsa janë identifikuar dhe 6 shtetas shqiptarë që janë gjetur në ambientin e marrë me qira nga shtetaset kineze.

Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”, autoritetet kanë zbuluar se një grup i strukturuar kriminal, me shtetas kinezë, rekrutonte shtetase kineze në Kinë dhe i dërgonte në Shqipëri për të ushtruar prostitucion, duke u siguruar atyre apartamente dhe klientë përmes faqeve online.

Policia ka sekuestruar prova materiale, përfshirë dy pasaporta kineze, shumën e parave 86,400 lekë dhe 440 Euro, si dhe disa aparate celularë, karta telefoni dhe banka. Hetimet vijojnë për të zbardhur më tej veprimtarinë kriminale.

Të fundit