Flash News

E-TJERA

Zbulohet një “shtëpi bari” me mbi 230 rrënjë kanabisi, shoqërohen 4 persona në Tepelenë

Zbulohet një “shtëpi bari” me mbi 230 rrënjë

Policia e Tepelenës ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion pas disa informacioneve për prezencë të bimëve narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin instaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

Të fundit