Flash News

E-TJERA

Zbulohet parcela me kanabis në Mallakastër, arrestohet pronari (EMRI)

Zbulohet parcela me kanabis në Mallakastër, arrestohet pronari (EMRI)

Një 58 vjeçar është arrestuar nga Policia në Mallakastër pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Xhemalaj i cili kishte mbjellë një parcelë me 77 bimë kanabisi në fshatin Visokë. 

Bimët janë asgjësuar përmes djegies, ndërsa Xhemalaj është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. 

Njoftimi i Policisë 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi Kastriot Xhemalaj 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Të fundit