Flash News

E-TJERA

Zbulohet ryshfeti në IMT: Punonjësi kërkoi 1,000 euro për të mos prishur tendën në Kombinat

Zbulohet ryshfeti në IMT: Punonjësi kërkoi 1,000 euro për

Të tjera detaje dalin nga hetimet për skemën e ryshfetit që përfshiu punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Tiranë. Dy punonjës janë arrestuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, katër punonjës të IMT kishin konstatuar një tendë pa leje në zonën e Kombinatit dhe kishin paralajmëruar pronarin se do të prishej. Më pas, njëri prej tyre i kërkoi pronarit 1,000 euro për të shmangur prishjen e tendës. Pronari njoftoi policinë, e cila organizoi një operacion për të dokumentuar ryshfetin, duke përdorur para me numër serie.

Geraldo Fuçia dhe Klajdi Zhilla tentuan të fshehin paratë në një lokal, duke i lënë banakierit, por nga kamerat e sigurisë u evidentua vendndodhja e saktë e shumës me numra serie. Aktualisht, në pranga është vënë vetëm Geraldo Fuçia, ndërsa Klajdi Zhilla është në kërkim. Dy punonjësit e tjerë të IMT dyshohen për korrupsion pasiv, ndërsa të tjerët janë liruar pasi nuk u provua përfshirja e tyre.

Të fundit