Flash News

E-TJERA

Zbulohet sera me kanabis në Itali, arrestohet shqiptari

Zbulohet sera me kanabis në Itali, arrestohet shqiptari

Një depo e zakonshme në periferi të Lodit në Itali u shndërrua në një laborator të sofistikuar kanabisi, ku policia zbuloi më shumë se 200 bimë marijuane dhe 15 kilogramë drogë të paketuar për shitje.

Operacioni antidrogë i zhvilluar të hënën pasdite në Montanaso Lombardo çoi në arrestimin e dy personave  një shqiptar dhe një francez, të dy me precedentë penalë për trafik droge.

Brenda hapësirës prej 1,000 m², autoritetet gjetën pesë dhoma të veçanta për kultivim, me ndriçim special, ventilim, dhoma tharjeje, pajisje paketimi dhe kamera sigurie  një linjë e mirëfilltë prodhimi kanabisi.

Magazina ishte marrë me qira në emër të një gruaje lokale dhe kishte funksionuar për rreth një vit.

Vlera e investimit në objekt mendohet të shkojë deri në 600 mijë euro. Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal prapa këtij aktiviteti dhe burimet e financimit.

Të fundit