Flash News

E-TJERA

Zbulohet skema e evazionit dhe kontrabandës, 15 mln litra karburant pa licencë në Fushë Krujë, Burrel dhe Sarandë

Zbulohet skema e evazionit dhe kontrabandës, 15 mln litra karburant pa
Foto ilustruese

Një aksion i përbashkët i Drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe Drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në zbulimin e një skeme të gjerë evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme të karburantit.

Gjatë operacionit, u evidentuan tri pika karburanti në zonat e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, të cilat operonin aktivitetin e tyre pa licencë.

Strukturat përkatëse sekuestruan sasi të mëdha karburanti të magazinuara në depozita, ndërsa u vërejt se në mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin regjistruar shifra që tejkalonin 15 milionë litra.

Njoftimi: 

Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë.

Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat.

Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente. Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal.

Të fundit