Flash News

E-TJERA

Zëdhënësi i Erdogan takohet me Ramën, çfarë kanë diskutuar

Zëdhënësi i Erdogan takohet me Ramën, çfarë
Edi Rama, İbrahim Kalın

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëdhënësin e  presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın në Tiranë. Lajmin e kanë bërë me dije mediat turke, ndërsa kreu i qeverisë nuk ka reaguar lidhur me këtë takim. Kalın ka thënë për mediat truke se takimi me Ramën ka qenë i frytshëm dhe se kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe.

“Sot kishin takime për të biseduar në lidhje me përgatitjet për një vizitë të planifikuar në Shqipëri. Kishim mundësi të flisnim detajisht si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për çështjet rajonale. Siç e dini, gati 600 kompani turke kanë biznese dhe investojnë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri sot.

Po kështu, njerëzit tanë vijnë këtu dhe vëllezërit tanë shqiptarë vijnë shpesh në Turqi. Në mënyrë që të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha këto fusha dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë në fushat e arsimit dhe kulturës, ne do të vazhdojmë punën tonë edhe në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësi i presidencës turke.

Kalın njoftoi se gjatë takimit të tij po ashtu u diskutuan detajisht çështjet rajonale, paqja në Ballkan, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, Bashkimi Evropian dhe çështjet globale. Ai nënvizoi se Turqia dhe Shqipëria do vazhdojnë t'i forcojnë lidhjet në fusha të ndryshme.

“Paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë edhe paqja dhe stabiliteti edhe ynë dhe paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”, u shpreh Kalın.

 

Të fundit